Pesë persona janë vënë në pranga mbrëmë. Ata transportonin lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë dhe më pas e shpërndanin në plazhe.
Ata janë mbajtur në vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e ish-Bllokut. Dy prej të arrestuarve janë shtetas nga Kosova.
Mësohet se policia u ka sekuestruar 10 mijë doza ekstazi. Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Droga ishte e stampuar me logon e ‘Louis Vuitton’. Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.