Partizani ia ka dalë të fitojë lehtësisht 4-1 në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League kundër Atletic Escaldes. Kampionët e Shqipëria kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 5-1 ndaj skuadrës nga Andora, ndërsa në ‘Air Albania’ shkëlqeu Tedi Cara me ‘dopietë’.

Në vijim Arinaldo Rrapaj realizoi të tretin para se në shtesë miqtë të ngushtonin diferencën. Megjithatë kur pritej vërshëllima e trefishtë e arbitrit Eros Grezda shënoi golin e parë me fanellën e Partizanit dhe të katërtin në këtë sfidë, duke vulosur edhe shifrat përfundimtare.

“Për mua ishte e rëndësishme të fitonim dhe mos të merrem me rastet e krijuara. Të jem i sinqertë ia dolëm edhe për shkak të gabimeve të kundërshtarit. Gjithsesi duhet të përmirësohemi në vazhdim, pasi nuk mund të vazhdohet gjatë kështu në Europë,”-u shpreh Zoran Zekic, trajner i Partizanit:.

Ky kualifikim i sjell Partizanit të paktën edhe 300 mijë euro më shumë nga Kupat e Europës, ndërsa në turin e tretë të Conference League do të përballet me letonezët e Valmeiras. Ndeshjen e parë Partizani do ta luajë në transfertë, ndërsa të kthimit në Shqipëri.