Partizani do të presë Romën në një miqësore luksi, të shtunën e 12 gushtit në “Air Albania” në orën 20:00.
Duket se interesimi i tifozëve dhe adhuruesve të sportit ka qenë vërtet i madh për këtë duel.
Burime të gazetës tregojnë se deri më tani janë shitur 4130 bileta, fiks një javë para ndeshjes, duke ja kaluar menjëherë asaj të sfidës kundër Atletik Eskaldes në Ligën e Konferencës.
Ndërkohë një ditë më parë Partizani publikoi çmimet e biletave. Ato pas porte kushtojnë 400 lekë, në tribunën karshi kushtojnë 600 lekë, në tribunën kryesore kushtojnë 2500 lekë, ndërsa në sektorin VIP shkojnë deri në 5000 lekë.
PARTIZANI – ROMA 12 GUSHT, “AIR ALBANIA”, ORA 20:00