Emri i Kristjan Asllanit vijon të përflitet pavarësisht se mesfushori dhe vetë Interi duan ta vazhdojnë ‘martesën’.

Fillimisht zikaltërit refuzuan Brighton, por tani një tjetër klub është interesuar për shqiptarin. Bëhet fjalë për Bologna-n në Seria A që ka tentuar ta fusë në marrëveshjen e Arnautavic-it, sulmuesit i cili do transferohet nga Bologna te Interi.

Megjithatë zikaltërit e Inzaghit kanë bërë bllok edhe këtë herë, por deri në fund të merkatos asgjë nuk mund të përjashtohet.