Një 23-vjecar është vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi nga hetimet kanë rezultuar të përfshirë në një rast të shitjes së kanabisit fëmijëve, në një lokal në Laç, ku policia arrestoi dy persona.

Pas një hetimi 6-mujor, Policia e Kurbinit zbuloi më 27 qershor të këtij viti, një lokal në qytetin e Laçit, ku kishte lojëra kompjuterike për të mitur dhe të rinj, shitej edhe kanabis.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Ndërthurja”, u arrestua I. N., 23 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Gj., 23 vjeç, të dy banues në Kurbin, pasi nga hetimet rezultoi se janë të përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitjes së kanabisit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. Gj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.