Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pasi performancës së saj me flamurin serb në trup. Këngëtarja shqiptare performoi mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb, të cilin ajo e vendosi në krahë. Sot Rita ka reaguar në një deklaratë për “Klan Kosova”, ku ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përkiste.
Madje ajo shprehet se është një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi i saj mosrespektimi ndaj popullit shqiptar.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, është shprehur Rita.