Roja kufitare e Polonisë i ka kërkuar qeverisë të dërgojë 1000 trupa të tjerë në kufi me Bjellorusinë. Sipas informacioneve të paktën 19,000 njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin prej 250 milje tashmë këtë vit, nga 16,000 në 2022.
Shërbimet kufitare polake regjistruan rreth 3,900 tentativa për të kaluar kufirin vetëm në korrik, muajin kur shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin njoftoi se kishte filluar stërvitjen e ushtrisë bjelloruse për t’u bërë “ushtria e dytë më e mirë në botë”.
Ministria polake e mbrojtjes ka dërguar tashmë mbi 1000 trupa në kufirin prej 250 miljesh gjatë javëve të fundit, të nxitur nga shqetësimet për praninë e grupit mercenar Wagner brenda shtetit pro-rus.
Instituti për Studimin e Luftës tha se Wagner ka kryer stërvitje në një kamp në Brest, qyteti i gjashtë më i madh Bjellorusi, i cili është disa qindra metra nga kufiri polak.
Por si OKB ashtu edhe Shtëpia e Bardhë kanë këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka shenja të besueshme që Wagner paraqet ndonjë rrezik real për Poloninë.