Kristiano Ronaldo buzëqesh. Portugezi ndodhet në freskun e mbi 2 mijë metrave lartësi mbi nivelin e detit në Abha, një qytet në malet Asir në pjesën jugperëndimore të Arabisë Saudite. Që nga lart mund shikoni tingëllimin “Roshn Saudi League” (Liga profesioniste në Arabinë Saudite) që ka marrë një hov të jashtëzakonshëm me ardhjen e tij. I kishin thënë që do të merrte një pension të artë në një kampionat të dobët.
Ai e pranoi ofertën dhe tetë muaj më vonë, në Riad në ai duket se ka nisur të argëtohet me ekipin e tij Al-Nasr, duke tërhequr me vete dhe lojtarë shumë të rëndësishëm, kampionë Europe si Sadio Mane, finalistë në Ligën e Kampioneve si Marselo Brozoviç. Portugezi është kthyer në një magnet, duke sjellë edhe plot lojtarë të tjerë në klubet e tjera saudite, e për më shumë lojtarë që jo domosdoshmërisht janë mbi 30 vjeç e në kërkim të kontratës së jetës.
VIZIONI – “Unë e hapa rrugën”, deklaron Kristiano dhe duket se ka të drejtë. Por e vërteta e madhe është se rruga ka nisur të shtrohet dy vjet përpara se Ronaldo të zbarkonte në Riad. Nëse sot Arabia Saudite pret me padurim dhe mosbesim fillimin e një kampionati që ka lindur në vitin 1974, por që në sezonin 2023-24 në fakt feston 1 vit. Kjo për shkak se Mohamed bin Salman, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, gjithashtu kryeministri i vendit që mban çelësat fetarë dhe financiarë të botës islame, vendosi që futbolli duhej të bëhej një mjet i ripërtëritjes sociale, ekonomike dhe politike të vendit të tij.
GARA – Nga vendet e Gjirit, Arabia Saudite ka mbetur disi më pas, të paktën krahasuar me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari në shumë drejtime. Por dhe sauditët kanë vendosur të ndryshojnë. Në Arabinë Saudite duhet vizë, e cila kërkohet në internet dhe sigurohet shpejt, sepse turizmi është prioritet. Punësimi ndër femrat ka shkuar nga një shumë diskriminuese 0 në 40% në harkun kohor të disa viteve. Femrat që deri pak kohë më parë nuk mund të futeshin as në stadium, tashmë kanë një kampionat të tyren. Tre shembuj për të thënë se pavarësisht rrugës së gjatë që sauditët kanë për të bërë, ata janë të vendosur në rrugëtimin e tyre për reformim. Arabia Saudite është një vend shumë i ri, ku gjysma e popullsisë është nën 30 vjeç dhe kjo mund të jetë një shtysë për të ecur përpara. “Askush këtu nuk e kishte mendjen te sporti – deklarojnë në federatën e futbollit – Sot popullsia është në lëvizje, në të gjitha nivelet, dhe yjet e futbollit që fillimisht shkonin në Angli, Itali apo Spanjë, tani janë këtu, në stadiumet tona”.
DREJT REKORDIT – Ethet për turneun e ri janë rritur shumë. Sezonin e kaluar, 16 skuadrat në Ligën Pro Saudite grumbulluan rreth 2.2 milionë shikues, me një mesatare prej pak më pak se 10,000 tifozë për ndeshje. Një rezultat 11% më i lartë se një vit më parë, me fillimin e efektit “Ronaldo”: Al-Nasr regjistroi një rritje në spektatorë prej më shumë se 110%. Problemi është se nëse Al-Itihad arriti afër 60,000 në ndeshjen në të cilën ata festuan titullin e tyre, një rekord sezonal, po atë ditë kishte 284 lojtarë që paguanin për të parë Al-Uehda-Al-Fajha. Këtë vit me dy skuadra të tjera, rikthimin në divizionin e parë, të gjigantit Al-Ahli dhe ardhjen e yjeve nga Europa, shifrat pritet të kapërcejnë ndjeshëm. Qeveria ka vendosur çmime të moderuara me një çmim nga 2.4 në 24 euro. Abonimet për të parë Al-Nasr e Kristiano Ronaldos kushtojnë nga 167 në 564 euro.
RONALDO DHE BENZEMA – Liga saudite u prezantua të hënën në mbrëmje në Zhedah, në një ceremoni madhështore: reperi Montana, fishekzjarrë dhe 18 ekipe të përfaqësuara nga 3 lojtarë, të gjithë të veshur për futboll dhe nga trajneri. Ylli absolut i spektaklit ishte Karim Benzema. “Lojtarët vendas janë të rinj, të fortë dhe ambiciozë. Ne jemi këtu për t’i ndihmuar që ata të përmirësohen në mënyrë që ky kampionat të rritet”. Fjalët prej lideri. Dy miq të vjetër, Benzema dhe Ronaldo ribashkohen në Lindjen e Mesme, pasi dominuan Evropën në 9 vitet e tyre së bashku në Madrid. Tani ata janë të ndarë në fushë, por në realitet ata ende luajnë së bashku si në Bernabeu: francezi, një mysliman, është imazhi i Ligës Pro Saudite në botën arabe. Ronaldo është ikona e zgjedhur për pjesën tjetër të botës. Bluza e tij më e shitur në Evropë, fytyra e tij si imazh global i këtij futbolli të ri. Një fytyrë e qeshur.