Një prezantim spektakolar, i denjë për një yll të futbollit botëror. Arabia Saudite përqafon blerjen e tyre rekord, brazilian Neymar. 90 milionë euro kesh, plus bonuse, kaq i kushtoi Al Hilal kartoni i O’Ney, më i shtrenjti në historinë e futbollit saudit, por ky është një shpenzim minimal krahasuar me atë që braziliani do të përfitojë. Neymar firmosi një kontratë 2-vjeçare, me një paketë me shifra marramendëse.
Në total, në dy vite, Neymar do të përfitojë 400 milionë euro, një kontratë e ngjashme me atë të CR7, këtu janë të përfshirja bonuse të ndryshe, që nga hedhja e firmës, paraqitjet, golat, të drejtat e imazhit etj. I lumtur duket edhe presidenti Al Khelaifi. PSG përfitoi afro 100 milionë euro nga shitja e brazilianit, lojtar për të cilin 6 vite më parë shpenzuan 222 milionë euro.
Neymar largohet nga Parisi me 118 gol dhe 77 assiste në 173 ndeshje. Jo vetëm Neymar, nga Al Hilal pritet të marrë nga PSG dhe dy lojtarë të tjerë që nuk bëjnë pjesë në planet e Luis Enriques, portierin Keylor Navas dhe mesfushorin Marco Verratti.