Nëse jeni ulur në një lokal nate, keni konsumuar aq alkool sa për të mos qenë në gjendje të drejtoni makinës më pas, ju ofrohet një taksi falas!

Ky është një projekt pilot që ka nisur të aplikohet në disa lokale nate në Itali, si nismë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me bizneset që ofrojnë shërbime gjatë natës.

Qëllimi është për të parë nëse kjo nismë është efektive në uljen e aksidenteve në vend, ku shpesh shoferët, nën efektin e alkoolit, nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka shpërndarë fondin, ku gjashtë diskoteka në bashkëpunim me taksitë lokale, u ofrojnë udhëtimin për në shtëpi shoferëve, të cilët pas testimit rezultojnë se kalojnë kufirin e caktuar për drejtimin e automjetit. Shërbimi taksi përfshin dhe personat që në festë kanë ardhur me shoferin.

Projekti pilot përfshin periudhën nga gushti deri në mes të shtatorit dhe në fund do të vlerësohet efektiviteti dhe mundësia për ta vënë plotësisht në funksion këtë nismë./