Një incident ka ndodhur në Malin e Zi, ku pronari i një biznesi ka dëbuar një familje myslimane, e cila kishte shkuar për të marrë rreze dielli. Pas incidentit në plazh, kur pronari largoi një familje myslimane për shkak të hixhabit që kishte vajza e tyre, u shpreh edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Filip Axhi, i cili tha se fajtori për ngjarjen ishte Dragan Gj.

Ky i fundit është dërguar në ambientet e Departamentit të Sigurisë së Tivarit për deklarim. Axhiç ka theksuar se reagimi i policisë ka qenë i shpejtë, duke shtuar se pret përgjigje nga prokuroria.

“Në pishinën “Rocky Beach” në plazhin e Utjehës nuk lejohet noti me rroba dhe kjo shënohet në tabelën përballë pishinës. Ata mund të notojnë me burka, me hixhab në det, ashtu siç bëjnë, por jo në pishinë”, tha pronari i plazhit, Dragan Gj.

Siç ka shpjeguar më tej, ai është në dijeni se video e debatit është shpërndarë në disa rrjete sociale, por pretendon se videoja është montuar për ta paraqitur atë si njeri negativ.

Kujtojmë se në videon e bërë virale në rrjetet sociale, dëgjohet diskutimi i zhvilluar në plazhin privat që ai zotëron.

Keni nevojë që unë të përshtatem? Keni 1000 plazhe të tjera, shkoni atje, këtu nuk mundeni.

– Do të shkojmë, por dua të di arsyen – këmbënguli gruaja që e detyronte pronari i plazhit të ikte.

– Sepse i urrej myslimanët – tha Dragani.