Muaji gusht vazhdon të shënojë shifra të larta të lëvizjes në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në 24 orët e fundit, në Kapshticë u regjistruan 5140 hyrje dhe 4270 dalje ndërsa nga Qafë Thana hynë 2890 dhe dolën  2057 persona.

Fluksi më i madh i lëvizjeve u vu re gjatë fundjavës, ku shumica e udhëtarëve janë emigrantë apo shtetas të huaj, të cilët vijnë për pushime në Shqipëri apo që largohen pasi i kanë përfunduar pushimet. Pavarësisht fluksit të shtuar të lëvizjeve, kalimi në kufi nuk ka qenë i vështirë dhe udhëtarët në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës tregojnë se nuk ka pasur vonesa.

Për të mos krijuar probleme dhe radhë në Kapshticë janë vendosur në dispozicion 6 sportele nga pala shqiptare dhe 3 nga pala greke ndërsa në Qafë Thanë, për shkak të fluksit të menjëhershëm në disa momente janë shkaktuar vonesa deri në 1 orë.