Qeveria ka miratuar një fond prej 2 milionë lekësh për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për aktorin dhe regjisorin e njohur Genc Fuga. 
Pak ditë më parë Fuga kaloi një moment të vështirë dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente. 

Bashkëshortja e tij, aktorja dhe regjisorja e njohur Eni Jani iu drejtua opinionit me një mesazh solidariteti për ndihmë.

Brenda pak orësh u mundësua shuma e nevojshme për të përballuar operacionin. “Faleminderoj çdonjërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjalë dhe kontribut. Shuma u sigurua!” shkruan Eni Jani. Aktori 52-vjeçar është aktualisht jashtë rrezikut për jetën.