Një 23-vjeçare me profesion oficere burgu, është dënuar me 16 muaj pasi akuzohet se informonte një të dënuar me të cilin ra në dashuri gjatë shërbimit për të fshehur celularin e paligjshëm në qeli gjatë kontrolleve. Aisha Golsby punonte si oficere në HMP Portland, në Dorset, kur u përfshi në një lidhje dashurie me të dënuarin Deano Harrison. 21-vjeçari Harrison, i cili ishte dënuar për grabitje dhe shpërndarje droge krijoi marrëdhënie dashurie me oficeren simpatike, duke i dërguar fillimisht mesazhe në Instagram nga celulari që kishte futur në burg në mënyrë të paligjshme.
Dyshja patën telefonata të gjata dhe i dërguan njëri-tjetrit mesazhe dhe foto nudo. Madje në një prej sms-ve i dënuari i thoshte oficeres se kurrë më parë nuk e kishte ndjerë dashurinë që po i falte ajo. Në krahun tjetër Aisha shkruante se i besonte atij me gjithë shpirt. Sipas dosjes hetimore, oficerja dërgonte raporte tek shefat e saj për të burgosur të tjerë që kishin telefona celularë, por kurrë nuk e denoncoi Harrison për shkak se kishte rënë në dashuri me të.
Madje, ajo shkoi aq larg sa i tregoi të dashurit të saj të burgosur se një ekip kolegësh po kryenin kontrolle nëpër qeli, ndaj ai duhej të fshihte telefonin. Celulari i tij në fund u gjet dhe kolegët e shokuar të Golsby zbuluan marrëdhënien mes saj dhe Harrison. Ajo u pezullua nga puna para se të jepte dorëheqjen dy muaj më vonë. Më vonë 23-vjeçarja u deklarua fajtore për tre akuza për sjellje të pahijshme në një zyrë publike dhe u burgos me vendim të Gjykatës së Kurorës së Bournemouth.