Raketat ruse goditën dy rajone në kufi me Poloninë, duke vrarë 3 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë. 3 viktima u shënuan në rajonin veriperëndimor të Volyn. Një zonë industriale u godit në qytetin e Lutsk, ku mbetën të plagosur shumë persona, dhe disa u dërguan në spital. Raketat e Moskës shënjestruan edhe qytetin perëndimor të Lviv, në atë që autoritet e cilësuan si sulmin më të madh ajror në rajon që prej nisjes së luftës. Sipas raportimeve rreth 100 godina pësuan dëme ndërsa u shkatërrua plotësisht një park lojërash rreth një kopshti për fëmijë. Disa persona u lënduan por fatmirësisht nuk u shënuan viktima.

“Dy orë më parë fëmijë po luanin në këtë park, pranë kopshtit. Raketat goditën direkt parkun e lojërave. Këtu është krijuar një krater 9 metra i thellë dhe me diametër prej 20 metrash. godina është dëmtuar. Katet e sipërme janë djegur dhe të gjitha dritare janë thyer. Por Falë Zotit nuk kemi viktima dhe kjo është gjëja më e rëndësishme:, u shpreh kryebashkaku i Lvivit.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 16 nga të paktën 28 raketat që Rusia lëshoi gjatë natës. Sirenat e alarmit ranë për dy orë në Lviv dhe Volyn. Në Lutsk, biznese dhe banesa u goditën, me autoritetet që thanë se dëmet më të mëdha u shkaktuan si pasojë e mbetjeve të raketave të shkatërruara. Ukraina lindore, e cila kufizohet me Poloninë anëtare të NATO-s, është përballur me më pak sulme se rajonet lindore dhe jugore. Por nëkorrik, 10 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën, pasi një raketë ruse goditi një bllok apartamentesh në Lviv.

Më pranë frontit të luftës, një godinë tregtare u godit rajonin jug-lindor të Dnipropetrovsk. Rusia e ka intensifikuar fushatën e bombardimeve gjatë ditëve të fundit. Dy persona u vranë në Zaporizhia ditën e hënë, e po ashtu në Odesa, një valë sulmesh me dronë dhe raketa dëmtoi të paktën 203 godina, përfshirë një maternitet.