Real Madrid ka ndërmend të bëjë një ofertë të fundit për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Me një vit të mbetur në kontratën e tij, Mbappe preferon të presë fundin e marrëveshjes për t’u larguar me kosto zero verën e ardhsëhme.
Nëse Mbappe do ta respektojë kontratën, ai do të përfitojë një bonus besnikërie prej 150 milionë eurosh. Drejtuesit e PSG i kërkon lojtarit ta rinovojë kontratën, por Real Madrid e ka lajmëruar se do të tërhiqen nëse ai e bën një gjë të tillë.
Ndërkohë, sipas BILD, Real Madrid do t’i japë PSG-së dhe Mbappe një opsion për t’u ndarë këtë muaj me një ofertë prej 120 milionë eurosh që do të bëhet dy ditë para mbylljes së merkatos.