Dita e sotme ka sjellë përkeqësim të kushteve të motit në vend. Rikthimi i reshjeve ka larguar qytetarët nga plazhi.
Sot në bregdetin e Vlorës gjen pak pushues të cilët pavarësisht përkeqësimit të kushteve, po sfidojnë motin dhe po vijojnë pushimet e tyre në bregdetin e Jonit.
Reshjet ishin më me intensitet në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe dëmtim të shezlongëve në plazh.
Ato u rregulluan nga vetë bizneset, ndërsa janë raportuar edhe probleme me energjinë elektrike.
Banorët e lagjes Pavarësia mbetën për disa orë pa energji për shkak të prishjes së transformatorit.