Ditën e djeshme, Interi arriti të zyrtarizonte sulmuesin e tyre më të ri, Arnautovic. Për të, ky është një rikthim në këtë klub, pasi 13 vite më parë luante me ngjyrat zikaltër.
Inter arriti të gjente marrëveshjen me Bologna për shifrat e 10 milionë eurove në total. Sulmuesi austriak pati një pritje madhështore e të ngrohtë nga tifozeria e Interit, sidomos nga ultrasit e “Curva Nord” të cilët e pritën jashtë zyrave ku lojtari ishte duke kryer testet mjekësore ditën e djeshme. Pasi firmosi kontratën e tij, Arnautovic u fut në dhomën e trofeve të klubit, ku madje lëshoi edhe një mesazh për të gjithë tifozerinë zikaltër.
“Përshëndetje tifozë të Interit, jam kthyer. Jam shumë i lumtur të jem përsëri këtu, mezi pres t’ju shoh në San Siro dhe të takoj shokët e mi të skuadrës. Forca Inter!”, është shprehur Arnautovic.