Në Romë, me mijëra tifozë, i dhuruar një pritje fantastike Romelu Lukakut. Sigurisht, atmosfera nuk ishte e njëjtë me atë të Jose Mourinho-s dy vite më parë, por entuziazmi i popullit roman ishte shumë i lartë. Me një avion privat, të pilotuar nga vetë presidenti i Romës, Lukaku zbarkoi në kryeqytet rreth orës 18:00 të së martës, ndërsa më pas iu nënshtrua menjëherë vizitave mjekësore. Roma dhe Chelsea gjetën akordin për një huazim 1-vjeçarë, deri më 30 qershor 2024, për 5,8 milionë euro. Sulmuesi belg do të përfitojë nga kjo aventurë 7,5 milionë euro, ndërsa do të mbajë të veshur fanellën me numrin 90.

Këtë të mërkurë Lukaku do të zhvillojë seancën e parë stërvitore dhe pritet të jetë në dispozicion të Mourinho-s për sfidën kundër Milanit, të premten. Sigurisht, nuk pritet që Lukaku ta nis nga minuta e parë, por do të jetë stol. Për këtë sfidë, stadiumi “Olimpik” pritet të jetë full. Që pas dëmtimit të Abraham, Mourinho kërkoi një goditje “big” për fazën sulmuese, stafi drejtues priti deri në fund duke i bërë këtë dhuratë të rëndësishme.

Jo vetëm Lukaku, në Itali shkruajnë se drejtuesit e Romës po punojnë për të vënë në jetë një tjetër goditje të bujshme. Pas largimit të Ibanez, Mou kërkon një qendërmbrojtës, emri që del në skenë është Sergio Ramos, me spanjollin që ka mbyllur aventurën e tij me PSG.