Prej disa ditësh Jori është përfolur për një rikthim me ish- të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma. Ama ditën e djeshme ata kanë vërtetuar se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe se janë çifti më i ri i showbizit. Reperi ka postuar në Instastory një foto të Jorit në makinë dhe ka vendosur një emoji dashurie, ndërsa Jori e ka ripostuar dhe ka vendosur dy zemra të kuqe.
Pasi Jori konfirmoi publikisht lidhjen e saj me reperin italian, ndjekësit në Instagram nuk e kanë lënë aspak të qetë. Kjo për shkak se kanë rikujtuar momentin kur Jori brenda shtëpisë së “BBV2” ka paragjykuar Krist Aliajn për faktin se mban të lyer thonjtë e gishtave të dorës me manikyr ndërsa sot i dashuri i saj Fred De Palma gjithashtu i mban thonjtë e lyer si Kristi. Këtë ndjekësit e kanë rikujtuar dhe ka shumë video që janë bërë virale.
Jori: E ke parë veten? Burrë me manikyr…
E tashmë që kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Së fundmi Jori ka postuar në Instagram një video teksa në një fushë tenisi ajo dhe i dashuri i saj shkëmbejnë një puthje