Një zyrtar i sigurisë amerikane, ndërsa ka sjellë qasjen e tij mbi mënyrën se si po shpaloset konflikti në Ukrainë, thekson se nuk beson që lufta të ketë hyrë në një ngërç.
Ukraina po bën rikuperime në Jug pavarësisht sulmeve ruse, tha në një konferencë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
“Ne kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës se kjo fushë beteje është shumë dinamike. Ka sulm dhe mbrojtje në të dyja anët në pika të shumta përgjatë vijës së frontit shumë të zgjeruar.
Ne po shohim që [Ukraina] të vazhdojë të marrë territorin mbi një bazë metodike dhe sistematike” – tha ai.
Disa ekspertë kanë sugjeruar se lufta mund të hyjë në një ngërç nëse kundërofensiva e Ukrainës nuk bën një shtytje të madhe brenda javëve të ardhshme. Është në interesin e Rusisë të zvarritet lufta me shpresën se Perëndimi do të tërhiqet.