Një sherr mes të rinjsh ka ndodhur në Sarandë, ku i plagosur ka mbetur një një 21-vjeçar. Mësohet se ky i fundit u godit me thikë nga një 20-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Sakaq, autori është arrestuar në flagrancë nga autoritetet e policisë, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, menjëherë pas njoftimit se ishte plagosur me mjet prerës një 21-vjeçar, pas konfliktit me një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 20 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin J. T., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.