Një shtetas holandez përfundoi në një ishull të shkretë, pa ushqim dhe ujë, pas mbytjes së anijes për për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Ngjarja ka ndodhur në Cay Sal në Bahamas. Ai u shpëtua pas 3 ditësh nga një ekuipazh ajror amerikan, falë shkrimit “SOS” në rërë.
Një tjetër ekuipazh ajror i USCG Miami hodhi furnizimet duke përfshirë ushqim, ujë dhe një radio.
Me radio, burri i tha ekuipazhit se kishte mbetur i bllokuar në ishull për tri ditë, pasi varka e tij me vela ishte bërë jofunksionale.
Ekuipazhi i USCG Cutter Paul Clark e shpëtoi burrin nga ishulli dhe e transportoi atë në Forcën Mbrojtëse Mbretërore të Bahamas shëndoshë e mirë.
“Ne jemi krenarë që kemi shpëtuar jetën e këtij njeriu. Ky rast shërben si një shembull pse duhet të keni pajisjet e duhura të sigurisë në anijen tuaj”, tha roja bregdetare