Pesë familje kanë mbetur pa strehë në Golem, pasi ndërtesa ku ata banonin është shkrumbuar nga flakët gjatë natës.

Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë izoluar flakët, në mënyrë që zjarri të mos përhapej në banesat e tjera.

Dyshohet se shkak është bërë një defekt në instalimet elektrike.