Nga Ilir Metaj/
Bashkë me Brunën, drejtoreshën e Spitalit të Vlorës, shkova pak më parë në reanimacion, për të parë Redin, policin 25 vjeçar, që po fiton betejën e jetës me plagët që i dha i ligu, e për t’u dhënë kurajë familjarëve të tij aty pranë. Tashmë që me ndihmën e Zotit dhe të stafit të përkujdesur të këtij spitali, kjo betejë u fitua, do të duhet të vazhdojmë të merremi me veten tonë dhe me secilin prej nesh.
Ç’është ky demon brenda nesh që nxjerr dorën e zezë mbi djemtë e nënave, ky i lig që frymon mes nesh për të na nxirrë jetën e femijëve tanë?
Ky vrer që nuk rresht së buruari nga gjirizet e të mallkuarve. Të gjejmë kohë dhe vullnet të izolojmë krijesat e të keqes, të pashpirtët.
T’i lidhim me tela me gjemba këta të mallkuar që u vret sytë djalëria, që u vret sytë rendi, rregulli.nT’i hapim rrugën djemve të dritës si Redi, që i bindet të drejtës,nderit, betimit. Me apo pa orar zyrtar. Shqipëria duhet të jetë e Redit dhe djemve si ai.
Përpara se ta bëjë shteti dhe ligji, kjo duhet të jetë detyra jonë, e çdo qytetari. Boll me të ligun mes nesh, që ngul thika e mbjell helm.
Kjo është beteja jonë!
*Deputet i PS