Në konferencën për shtyp të kësaj të premteje, kryeministri Rama u pyet edhe për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
rtiRama u shpreh se mes tyre nuk ka asnjë telenovelë në lidhje me marrëdhëniet e tyre.

“Qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia, qëndrimet e Albinit janë qëndrimet e Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran të të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Kaq! Nuk shoh asnjë problem këtu, nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua nuk ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur dyshim se kur njerëzit duhet të takohen, duhet të takohen dhe kur duhen ftuar, duhen ftuar. Të tjerat pastaj janë telenovela mediatike”, u shpreh kryeministri Rama.

Përplasjet në distancë mes Ramës dhe Kurtit ndodhën pas qëndrimeve të Ramës në veri të Kosovës, e cila bëri të mundur edhe anulimin e një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.