SHARE
Sot në orën 18:00 do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League. 32 ekipet finalist, më të mirat e kontinentit do të ndahen ne 8 grupe.

Në vazën e parë do të jenë fituesit e UEFA Europa League dhe gjashtë kampionë të kampionateve me koeficentet më të mirë të UEFA-s.

Vazot dy deri në katër përcaktohen nga renditja e klubeve në UEFA.

Asnjë ekip nuk mund të luajë kundër një tjetër ekipi nga I njëjti vend në këtë fazë. Shortin keni mundesi ta ndiqni direkt ne Tring.

Vazo 1
Benfica, Barcelona, ​​Bayern Munich, Feyenoord, Manchester City, NAPOLI, Psg, Sevilla

Vazo 2

Atletico Madrid, Arsenal, Borussia Dortmund, INTER, Leipzig, Manchester United, Porto, Real Madrid

Vazod 3

LAZIO,AC MILAN, Salzburg , Shakhtar Donetsk , Sporting Braga, Crvena Zvezda, PSV Eindhoven, Kopenhagen

Vazo 4

Galatasaray, Lens, Newcastle, Real Sociedad, Union Berlin, Celtic Glasgow, Young Boys, Antwerp

Dy skuadrat e para të secilit grup do të kalojnë në raundin e 1/8. Skuadrat e vendeve të treta në secilin grup do të kalojnë në play-off për fazën eliminatore të UEFA Europa League, ku do të përballen me vendet e dyta te grupeve të UEFA Europa League për një vend në raundin e 1/8.

Datat e ndeshjeve të fazës së grupeve

Ndeshja e parë: 19/20 shtator 2023

Ndeshja e dytë: 3/4 tetor 2023

Ndeshja e tretë: 24/25 tetor 2023

Ndeshja e katërt: 7/8 nëntor 2023

Ndeshja e pestë 28/29 nëntor 2023

Ndeshja e gjashte 12/13 dhjetor 2023