Stilisti i njohur me origjinë nga Kosova, Valdrin Sahiti, së fundmi ka stiluar një veshje për divën me famë botërore, Beyonce. Veshjen e tij ajo e veshi në një nga koncertet e saj gjatë turneut të “Renaissance”.
Këtë lajm e ka ndarë vetë stilisti në mediat e tij sociale duke shkruar:
“Mbretëresha Beyonce faleminderit që na keni zgjedhur sërish. Talenti juaj i pakrahasueshëm vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, je një frymëzim i vërtetë. Të jemi përgjithmonë mirënjohës”.
Kjo është hera e tretë që krijuesja e hitit “If I Were A Boy” vishet nga dizajneri shqiptar.
Valdrini deri më tani ka bashkëpunuar edhe me figura të tjera të famshme ndërkombëtare.