Njerëzit janë të ndarë në dy; ata që bëjnë një sy gjumë pasdite dhe ata që nuk e bëjnë. Por pasi të keni lexuar këtë artikull, kjo ndarje mund të mos ekzistojë më, pasi të gjithë do të duan të gjejnë një moment për të mbyllur sytë gjatë ditës në rutinën e tyre të përditshme.
Kjo sepse dremitja e pasdites ju bën më të zgjuar. Kërkime të ndryshme kanë treguar se dremitja ka përfitime njohëse. Ata që flenë edhe për një kohë të shkurtër performojnë më mirë në testet njohëse në orët në vijim, sesa ata që qëndrojnë zgjuar.
Por dremitja e pasdites ngadalëson tkurrjen e trurit, ndërsa plakemi dhe përmirëson funksionin njohës. Sipas një studimi të ri, të udhëhequr nga studiues në University College London dhe University of Republic në Uruguay gjumi i pasdites ka një ndikim më të madh në shëndetin e trurit.
Studiuesit gjetën një lidhje midis dremitjes së zakonshme gjatë ditës dhe vëllimit më të madh të trurit, gjë që mund të sugjerojë se fjetja gjatë ditës ofron njëfarë mbrojtjeje kundër neurodegjenerimit.
Studimi sugjeron se ndryshimi mesatar në vëllimin e trurit midis njerëzve që dremisin rregullisht dhe atyre që nuk e bëjnë, është i barabartë me 2.6-6.5 vjet plakje.