Të lexosh buzët është një “profesion” tashmë për disa njerëz, të cilët zgjedhin të deshifrojnë bisedat e të famshmëve në tapetin e kuq, por jo vetëm. Ata po fitojnë shumë ndjekës të zjarrtë në TikTok por po ashtu edhe para, pasi kurioziteti për të zbuluar se çfrë thonë të famshmit është i madh.
Një ndër to është edhe Nina Dellinger, 16-vjeçarja amerikane, e cila tregoi për New York Times se e zbuloi aftësinë e saj për të lëxuar buzët me një shok klase. Adoleshënjta tha se e kuptoi aatë edhe pse nuk dëgjonte asgjë. Kështu ajo pa bisedën e thellë mes Taylor Swift dhhe Phoebe Bridgers në iHeartRadioMusic ku nuk dëgjohej asgjë, teksa kjo e fundit i jepte një çmim këngëtares me famë botërore, teksa ishin ulur në rreshtin e parë të eventit.
Dellinger, publikoi një audio të qartë të asaj që ajo mendon se po thotë Swift, duke pretenduar se ylli i thotë shoqes së saj: “Ai është lloji i personit që pëlqej, kështu që, është shumë mirë ta kem atë afër meje me kohë të plotë… shumë mirë’.
Gjithashtu edhe pas bisedës virale të tensionuar të J-Lo me bashkëshortin e saj Ben Affleck në Grammy të këtij viti, u shfaqën qindra video në rrjete sociale, në përpjekje për të zbuluar se çthotë çifti i famshëm. Në video pretendohet se këngëtarja i thotë “provoje, provoje” bashkëshortit të saj.
Edhe klipe të tjera të çiftit u bënë virale, ku duket se Lopez kritikohet nga Affleck për një gotë verë. Sipas “levuesit të buzëve”, ata pretendojnë se ai i tha këngëtares “asnjë më shumë”, teksa fotografoheshin në festën e filmit Shotgun Wedding. Një tjetër lezuese buzësh, Krystin Kalvoy, 25 vjeç, ka grumbulluar miliona shikime me interpretimet e saj të asaj që thonë disa nga yjet më të famshëm në botë.
Ajo u tha ndjekësve se kishte lindur me humbje të dëgjimit, duke thënë se “për shkak të kësaj unë mbështetem shumë në shprehjet e fytyrës së njerëzve, lëvizjet e duarve, buzët e tyre për t’ia dalë mbanë”. 25-vjeçarja pranon se kjo nuk është një punë por e bën për thjesht për argëtim. Kështu aftësia për të lexuar buzët është bërë kaq e kërkuar, aftësi kjo që po paguhet. Kjo shënon një epokë të re, apo involucion, në kulturën e të famshmëve.