Dy persona janë plagosur mes tyre një shqiptar pas të shtënave me armë zjarri para një shkolle në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se të plagosurit janë një 20 vjeçare greke e cila dyshohet se është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes dhe një 32 vjeçar shqiptar i cili deri më tani sipas informacioneve dhe dëshmisë së të resë mund të ketë qenë dhe objektivi i sulmit me armë.

Shqiptari sipas drejtësisë greke është një person me precedent penale në fushën e lëndëve narkotike, ndaj dhe dyshohet se mund të ketë qenë objektivi kryesor I këtij sulmi mafioz.

Burimet policore bëjnë me dije se në vendin ku u plagosën nuk janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia vlerëson se personi që i ka qëlluar i ka rrethuar dhe është zhdukur. E reja ka një plagë në këmbë dhe 32-vjeçari në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Oficerët e Sigurimit përmes kamerave në zonë dhe dëshmitarëve që janë në kërkim po tentojnë të përcaktojnë rrugën e të armatosurit për të arritur në gjurmët e tij, ndërsa përmes profilit të shqiptarit po tentojnë të shohin nëse plumbat vijnë nga e kaluara e tij.

Ndërkohë në dëshminë e saj në polici 20 vjeçarja greke ka deklaruar se nuk njihen me njëri-tjetrin, dhe se kanë qenë duke kaluar në vendngjarje dhe në veçanti pranë një parku në kryqëzimin e rrugës Panormos dhe Larisis, kur ka ndodhur edhe sulmi.