Ish-ambasadori i Kosovës Sylë Ukshini ishte këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nuk e priste një tensionim të tillë të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.
Ai madje tha se Kryeministri Kurti tregoi një sjellje disi inatçore duke mos e takuar kryeministrin Rama në kohën kur ky i fundit shkoi në Prishtinë. “Një sjellje e tillë”,-tha ish-ambasadori ndikon negativisht te aleatët.
“Unë nuk prisja që me kryeministrin Rama dhe me Shqipërinë do të kishte një tensionim të tillë. Mbase tingëllon patetike, por më ka dhembur. Interesi jonë është që të japim masazhin se të paktën të japim mesazh para Serbisë dhe para aleatëve se ne mund të merremi vesh me Tiranën.
Rama është jo konvencional dhe gjuha e tij në Kosovë nuk shkon fort, por e ka sensin e protagonizmit. Situata në të cilën kemi qenë ne nuk na e lejon komoditetin e mostakimit të kryeministrit shqiptar në Prishtinë. Tim und të kesh mospajtime, futesh në takim dhe I numëron këtu s’pajtohem ndërsa këtu pajtohem, por jo të mos e takosh, se duket inatçore, ndërsa pala kundërshtare thotë “Këta shqiptarë janë e s’merren vesh”.