Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në lagjen Buça të Izmirit, Turqi.
Mediat turke bëjnë me dije se qytetarët kanë përjetuar ankth në zonat ku është ndjerë tërmeti, edhe pse nuk ka pasur dëme materiale në ndërtesat e tyre.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 35 kilometra në veri-verilindje të Ikonit, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 10 km.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.