Dy turistë italianë janë përfshirë në një tjetër aksident të ndodhur në Sarandë por fatmirësisht pa pasoja të rënda për jetën

Mesditën e sotme në aksin Sarandë – Syri i Kaltër në afërsi të HEC Bistrica 2 dy turistët kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë përplasur me një automjet tip “Wolksvagen” me targe AA486VY me drejtues Orest Zhgabi 19 vjeç.

Motori që u aksidentua i tipit “Dayang” me targa AY221 drejtohej nga shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç ndërsa është përplasur me motorin tip “Dayang” me targa AY221 me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç ndërsa pasagjere ishte Maria Pedroni, 25 vjeçe. Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës mëson Report TV.

Ky është aksidenti i dytë i ndodhur brenda pak ditësh në Sarandë ku të përfshirë janë turistë italianë.

Më 24 gusht një aksident i rëndë i mori jetën dy turistëve italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent. Aksidenti shkakton ‘furtunë’ në Policinë e Sarandës