Turistët janë nga vende të ndryshme si Gjermania, Polonia apo dhe Zelanda e re. Një pjesë e tyre kanë ardhur me shoqërinë, ndërsa një pjesë tjetër me familjen. Ata tregojnë përshtypjet e para për vendin tonë.
“Jam nga Gjermania. Njerëzit këtu janë tepër miqësorë. Ne po shkojmë për të vizituar Himarën.”
Po ju si ndiheni në Shqipëri? Cila pjesë po ju pëlqen më shumë malet, plazhi?
“Dje vizituam zonën malore dhe më pëlqen shumë natyra, por gjithashtu këtu më pëlqen shumë dhe Tirana pasi ka të gërshetuara historinë, kulturën dhe mbi të gjitha ushqimin e shijshëm. Më intereson edhe gjuha, pasi shqipja është mjaft intriguese dhe më pëlqen të di më shumë.”
Nga jeni?
“Jam nga Zelanda e Re.”
A është hera e parë për ju këtu?
“Po është hera e parë dhe tani do të shkojmë në rivierën e bukur të Jugut.“
“Shqipëria është fantastike dhe Tirana gjithashtu. Si fillim do vizitojmë Tiranën, Shkodrën , Thethin, Liqenin e Komanit dhe më pas do vijmë në Tiranë për tu rikthyer në Gjermani. Këtu do qëndrojmë 10 ditë.“
“Jemi nga Polonia dhe është hera e parë këtu.
Po shoh që jeni me familjen cilën pjesë të Shqipërisë do të vizitoni?
“Durrësin”
“Pas Durrësit erdhëm në Tiranë, sepse duam të vizitojmë edhe kryeqytetin shqiptarë.
Përpos bukurive të vendit tonë, edhe ushqimi nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së tyre.
Po sa i përket ushqimit e keni provuar? Çfarë ju ka pëlqyer më shumë?
“ Po kemi provuar shumë dhe byreku na ka pëlqyer”
“ Po, ushqimi këtu është shumë i mirë, sidomos byreku.”
Një element tepër i rëndësishëm për të huajt që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë janë edhe çmimet e lira krahasuar me vendet e tyre të origjinës.