Policia e shtetit i ka ardhur në ndihmë një turisteje italiane, e cila ka humbur kartën e identitetit në aeroportin e Rinasit, pasi ka mbërritur.
Me anë të një videoje policia ka treguar momentin e takimit me turisten, e cila e ka falënderuar për gjetjen e kartës. Policia e shtetit ka siguruar të gjithë turistët që do të kenë udhëtim të sigurt në vendine shqiponjave.