Tre vajza, mes tyre dhe një 15 vjeçare ka parë konfliktin e ndodhur nën efektin e kokainës dhe që ka përfunduar në vrasjen e Luljeta Prezës. Trupi i pajetë i 32 vjeçares u gjet poshtë urës së Dajlanit paraditen e 2 gushtit 2023.

Gjatë pasdites së djeshme policia mori në pyetje mbi 25 persona të cilët kishin njohje me viktimën si dhe me personat që ajo qëndronte më shumë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë siguruar dëshmi të cilat janë marrë me regjistrim me kamera dhe që vërtetojnë se Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari janë autorësinë e krimit.
Vetë të arrestuarit nuk e kanë pranuar krimin, mëson gazetari i Report TV, Artur Korriku.

Gjithashtu gjatë hetimeve do të realizohen dhe analizat biologjike dhe daktiloskopike.