Mbrojtësi francez, Jean-Clair Todibo është pranë transferimit tek Manchester United. Sipas mediave franceze, lojtari që aktivizohet tek skuadra e Nice në Ligue 1, do t’i kushtojë klubit anglez 34 milionë paund. 23-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez që nga viti 2021 shihet si një alternativë e mirë për zëvëndësimin e mbrojtësit Harry Maguire, e ardhmja e të cilit është e paqartë.

Francezi në sezonin e kaluar është aktivizuar në 34 ndeshje me Nice dhe ka bërë paraqitje pozitive. Ndërsa tani duket se ka ardhur koha që të bëjë hapin e madh në karrierë. Ish-lojtari i Barcelonës ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2027, megjithatë mundësia për t’ju bashkuar “Djajve të Kuq” mund ta bëjë atë t’i japë lamtumirën klubit që këtë verë.

Todibo e nisi karrierën si profesionist tek Toulouse përpara se t’i bashkohej Barcelonës në janarin e vitit 2019, me të cilët luajti në total vetëm 4 ndeshje. Më pas erdhi transferimi tek Nice me të cilët ka bërë në total 104 paraqitje. Lojtari ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Francës deri tek U20.