Një qendërmbrojtës është fokusi i momentit në merkaton e Manchester United. Pasi trajneri Erik ten Hag ka nevojë për një lojtar prapavije që do të zëvendësojë Harry Maguire (West Ham).
Tre janë alternativat në listën e “Djajve të Kuq”: Benjamin Pavard (Bayern Munchen), Jean-Clair Todibo (Nice) dhe Edmond Tapsoba (Leverkusen).

Drejtuesit e “gjigantit” anglez kanë nisur bisedimet zyrtare me agjentin e Pavard. Francezi pëlqehet shumë nga Ten Hag për shkak se luan në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes.

27-vjeçari ka refuzuar mundësinë e rinovimit me Bayern Munchen (kontrata i përfundon në 2024) dhe dëshiron të nisë një aventurë të re pas 7 viteve në Bundesliga. Manchester United është një destinacion perfekt për Pavard. Për kartonin e të cilit drejtuesit e Bayern Munchen kërkojnë 30-35 mln euro.