Një autobus në Argjentinë ka marrë flakë gjatë ecjes.

Incidenti ka ndodhur në Buenos Aires në autostradën General Paz dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së policisë së qytetit.

Zjarri u përhap me shpejtësi në autobus dhe e shkatërroi plotësisht atë. Flakët janë përhapur në asfalt për shkak të rrjedhjes së karburantit, duke bllokuar kalimin e mjeteve të tjera, ndërsa pasagjerët kanë vrapuar dhe i ka zënë paniku. Disa pasagjerë u ngjitën në një kodër të vogël pranë autobusit në përpjekje për të shpëtuar veten.

Sipas mediave lokale, zjarri në autobus është shkaktuar nga disa defekte mekanike. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.