Një moment gazmor mes mbrojtësit Serxhio Ramos dhe djemve të tij është bërë viral në rrjetet sociale.xb
Spanjolli iu ka demonstruar se si të shënojnë një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
“Unë do të pres, dhe do të vazhdoj derisa portieri të drejtohet nga ana tjetër dhe gol”, dëgjohet të thotë Ramos.
Por më pas përgjigja e njërit prej fëmijëve të tij është epike.
“Babi, po kështu e bën Nejmar”, thotë ai.
Më pas ai i kthehet mes të qeshurash duke thënë: “Jo, jo kështu e bën babi jot”.