Inter Miami kaloi në turin çerekfinal të Kupës së Ligës në SHBA. Të udhëhequr nga Lionel Messi, Inter Miami kaloi në transfertën e Teksasit skuadrën e Dallas. Në fund të 90 minutave të rregullta, sfida përfundoi 4-4 mes spektaklit. Në fund dueli u vendos nga pika e bardhë e penalltisë, me skuadrën e Tata Martinos që kalon më tej.
Lionel Messi edhe njëherë u tregua fantastik në fushë, duke realizuar dopietë dhe kapur “për dore” të tijtë. Në katër ndeshjet e zhvilluara për të në SHBA, “Pleshti” ia ka dalë të shënojë shtatë gola, teksa në tre ndeshje ka realizuar dopietë. Përballja u hap nga kampioni i botës në të gjashtën minutë, teksa pas një asisti të Jordi Albas e dërgoi sferën në rrjetë.
Vendasit më pas përmbysën që në pjesën e parë me Quignon dhe Kamungo, për të shënuar të tretin edhe me Velasco. Cremaschi shkurtoi për Miamin në 3-2, teksa Taylor me autogol dërgoi shifrat në 4-2 për Dallas. Në 10 minutat e fundit Inter barazoi me autogolin e Farfan dhe “perlën” e Messit nga goditja e dënimit, për ta dërguar ndeshjen në 4-4.
Pas 90 minutave ishte “ruleta ruse” që vendosi fituesin. 5-3 fitoi Miami nga penalltitë, me Messin, Busquets, Campana, Miller dhe Cremaschi që shënuan. Te Dallas shënuan Arriola, Quignon dhe Ferreira, ndërsa Pomykal gaboi. Me këtë fitore Inter Miami me Messin në krye kalojnë në turin e radhës së Kupën e Ligës në SHBA.