Një video e publikuar nga mediat italiane, tregon momentin kur autori i dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar në Ankona arrestohet nga karabinierët, të cilët e shtrijnë barkas në tokë, teksa i vënë prangat.
Autori i cili ishte arratisur me një makinë të errët, pas vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar kishte ende në duar shtizën me të cilën i mori jetën Klajdi Bitrit kur u prangos nga karabinierët.