Janë zbardhur 7 vjedhje në Dibër e Mat duke vënë në pranga 3 persona, 1 të shpallur në kërkim dhe duke vënë nën hetim një 17-vjeçar. Policia ka mundur të zbardhë vjedhjet në 4 muajit e fundit nga 2 grupe personash.

“Blutë” kanë vënë në pranga Muharrem Trukën, Gentian Zenelhasin e Klejdi Hoxhën për vjedhjen në 3 banesa dhe në 2 lokale. Në bashkëpunim Muharren Truka (Torba) kreu 5 vjedhje, ai theu masën ‘arrest shtëpie’ për vjedhje.

Policia shpalli në kërkim Ismail Dishukën pasi bashkë me një 17-vjeçar i cili u vu nën hetim vodhi 2 motorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.