Kryeministri Edi Rama ka shprehur solidaritet për popullin grek, i cili po përballet prej javësh me zjarre vdekjeprurëse.
“Është shumë e trishtueshme të shikosh vendin tonë të bukur fqinj që vuan vazhdimisht nga zjarret, ndërsa populli i guximshëm grek dhe të gjithë ata në uniformë që luftojnë kundër shkatërrimeve të tilla meritojnë solidaritetin tonë të plotë dhe admirimin e thellë”, shkruan Rama në Twitter.