Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pjesën e malit në drejtim për tek Kisha e Laçit. Zjarri ka pak minuta që është ndezur dhe është përhapur me shpejtësi të madhe nga era e fortë si dhe pishat në anën e malit.
Zjarri është në zonën e kodrës ku ndodhet dhe rruga që të drejton për tek kisha. Janë vën në lëvizje forca zjarrfikse, por kërkohet ndihma nga ajri për shkak të terrenit të thyer.