Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka dhënë më shumë detaje sot sa i takon Censit të 12-të të Popullsisë dhe Banesave në vendin tonë.
Në një intervistë televizive Dhuli theksoi se emigrantët nuk do të jenë pjesë e censit, pasi në këtë proces do të jenë vetëm personat që janë rezidentë në Shqipëri, për shkak të planifikimit që do të bëhet për shërbimet.
Mes tjerash ajo nënvizoi se Shqipëria është ndarë në 5240 zona të censit.
“Është një grup që do të mbikëqyrin procesin. Prej datës 15 maj ne kemi hapu online platformën e rekrutimit të stafit ku të gjithë personat mbi 18-vjeç. Shqipëria është ndarë në 5240 zona të censit dhe në çdo zonë ka një anketues që mban deri në 200 banesa. Ai do të kontrollohet nga kontrollori.
Pyetësori përmban 8 module dhe një nga modulet është që pyetet njësia ekonomike familjare nëse ka anëtarë të familjes nëse ka persona që jetojnë jashtë. Sipas metodologjisë së censit, do të mbulohen vetëm personat që janë rezidentë në territorin e Shqipërisë. Të dhënat e censit do të shërbejnë për një planifikim të mirë të shërbimeve”- theksoi ajo.