SHARE
Ish-presidenti Bamir Topi u pyet për një rikthim të tij të mundshëm në politikë, si pjesë e Partisë Demokratike.

I ftuar në studionin e emisionit “Kjo Javë”, Topi u përgjigj duke thënë se nuk është i izoluar.

“Unë nuk jam izoluar. Unë lëviz dhe goxha madje. Ata që mund ta kenë këtë pyetje janë pjesë e strukturave politike, që shpesh herë janë edhe në dilemë. Unë asnjëherë nuk kam munguar. Nuk ka rëndësi të jesh pjesë e asaj mbledhjes X. Sfida më e madhe për këtë vend është rikthimi i sistemit demokratik dhe zgjedhja e njerëzve të duhur në Parlament. Sa të kem mundësi dhe shëndet, këtu jam. Jam i hapur”, tha Topi.

Ish-kreu i shtetit foli edhe për arrestimet e bujshme. Sipas tij, SPAK po godet emrat e paprekshëm, por në mënyrë paradoksale, çdo skandal i mazhorancës, pasohet me fitore më të thellë në numër.