Sekretari për burimet njerëzore dhe koordinimin dixhital në Partinë Demokratike, Endri Hasa është shprehur se lajmi se Gazment Bardhi është hequr nga grupi në WhatsApp i PD-së, është i rremë.
Sipas tij ai nuk është hequr nga asnjë grup, por thjesht nuk është më administrator i grupit, pasi tashmë ai nuk ka më asnjë funksion në grupin parlamentar.
Ai shtoi se “këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në”.
Hasa shkruan më tej se asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo Ramën, nuk do të arrijë të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.