Çiklisti belg Nathan van Hooydonck u përfshi në një aksident automobilistik këtë të martë në Belgjikë. Ekipi i tij, Jumbo-Visma konfirmoi se sportisti u plagos rëndë në aksident dhe se është në gjendje kritike për jetën, bën me dije gazeta belge Het Nieuwsblad.

“Ne mund të konfirmojmë se herët këtë mëngjes sportisti ynë Nathan van Hooydonck u plagos gjatë ngarjes së makinës së tij, duke çuar në përfshirjen e tij në një aksident. Më pas ai u transportua në spital, ku po merr kujdes të mirë mjekësor. Nuk mund të konfirmojmë zërat se gjendja e tij është kritike. Ai po i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore”, bën me dije Jumbo-Visma.

27-vjeçari Hooydonck ishte duke pritur në një kryqëzim në qytetin Kalhmthout, afër Antwerp, me gruan e tij shtatzënë në ulësen e pasagjerit, kur ai u përfshi në aksident.

“Një makinë me dy pasagjerë po priste në semaforët në kryqëzimin e Dorpsstraat dhe Kapelsesteenweg,” tha Patrick De Smedt, zëdhënës për zonën e policisë kufitare. “Shoferi është goditur në vend dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Gruaja e tij shtatzënë që ishte ulur pranë tij nuk u lëndua, por gjithashtu u dërgua në spital për një kontroll”, njoftoi policia.

Van Hooydonck, u bë çiklist profesionist me BMC në 2017, ka qenë me grupin holandez Jumbo-Visma që nga viti 2021. Ai ishte pjesë e ekipit mbështetës të fituesit Jonas Vingegaard në Tour de France të këtij viti dhe javën e kaluar mori pjesë në në Tour of Britain dhe ishte gati të përfaqësonte Belgjikën në kampionatin e ardhshëm evropian të çiklizmit.